“Gjelat” vendosin drejtësi në “EPET Arena”, UEFA cakton arbitrat e sfidës Çeki-Shqipëri

schedule21:16 - 8 Tetor, 2024

schedule 21:16 - 8 Tetor, 2024

Pritet një sfidë spektakolare dhe padyshim shumë e zjarrtë.

Jo më kot, organi më i lartë qeverisës i futbollit në Evropë, UEFA i ka dhënë një rëndësi të veçantë takimit të kësaj të premte në Pragë mes Çekisë dhe Shqipërisë, përballje kjo mes dy skuadrave që kanë pretendime për t’u ngjitur në Kategorinë A të Nations League.

Organizata që drejton futbollin europian ka caktuar një katërshe gjyqtarësh francezë për takimin në fjalë, me emra të cilët janë shpesh edhe në arenën ndërkombëtare në nivele të larta.

Kryesori do të jetë 41-vjeçari Benoit Bastien, i cili në karrierën e tij nuk ka drejtuar kurrë përfaqësuesen “Kuqezi” në arenën ndërkombëtare. Në rolin e arbitrave anësorë do të jenë Hicham Zakrani dhe Aurelien Berthomieu, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Thomas Leonard. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!