Gjëja nr.1 që ju prish gjumin dhe si ta rregulloni atë në 15 minuta

schedule07:21 - 4 Nëntor, 2022

schedule 07:21 - 4 Nëntor, 2022

Nëse nuk keni fjetur mirë, më e sigurta është se dita juaj do të zhvillohet paksa çuditërisht. Do të keni humor dhe oreks të reduktuar ndërkohë që vitaliteti juaj do të jetë në “dysheme”.

Nëse po pyesni se çfarë e pengon gjumin me cilësi të mirë, ekspertët tuaj e kanë përgjigjen dhe nuk është ajo që dyshoni. Jo, faktori numër një që ndikon në mënyrën se si flini nuk është ekspozimi i gjatë në ekranin e celularit, por mendimet, “frymëmarrja” e ditës që sapo ka kaluar dhe sigurisht të menduarit e tepërt.

Mendimet e tua e “bllokojnë” trurin, e mbajnë të zënë dhe kjo intensifikohet kur ka heshtje dhe errësirë. Vëmendja juaj është vazhdimisht e përqendruar në gjëra të ndryshme që ju shqetësojnë, duke rezultuar që ju të hidheni dhe të ktheheni në shtrat pa ju shkelur syri. Çfarë shkoi keq, çfarë mund të kishit bërë ndryshe, çfarë nuk doli ashtu siç do të kishit dashur. Këto dhe shumë të tjera mund të pushtojnë mendjen tuaj ndërkohë që trupi juaj përpiqet më kot të flejë, duke hasur në rezistencën e vetes suaj.

Çfarë mund të bëni për ta ndryshuar këtë? Gjeni 15′ për t’i dedikuar ato ekskluzivisht për ju. Pasditja e vonë është koha ideale për “shqetësim emocional”. Në këtë hark kohor, mund të shqetësoheni sa të doni për atë që ju shqetëson. Pastaj, dhe sidomos në momentin kur shtriheni në shtrat, mendja duhet të jetë bosh nga gjithçka.

Provojeni dy-tre herë në javë derisa të mësoheni dhe ta përfshini 100% në programin tuaj. Gjithashtu, duhet të dini se minutatemperatura ideale për të fjetur është midis 19 dhe 20.5 gradë Celsius. Por sipas hulumtimeve, 83% e çifteve flenë ose në një dhomë shumë të ftohtë ose shumë të nxehtë. Të dyja kushtet na pengojnë të flemë mirë.

Kështu që krijoni të duhurat dhe herën tjetër do të flini shumë më mirë!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!