Gjëja e parë që njerëzit e suksesshëm e bëjnë ndryshe nga ju

schedule14:04 - 16 Mars, 2023

schedule 14:04 - 16 Mars, 2023

Në një hulumtim që studioi njerëzit më të suksesshëm në botën e biznesit, u zbulua se ata i arrijnë qëllimet e tyre jo sepse janë më të talentuar, por sepse ndjekin një rutinë të caktuar çdo ditë. Zakonisht, ata e dinë saktësisht se çfarë duan të arrijnë, ajo që ata kërkojnë është rruga.

Ata e kanë në mendje rezultatin dhe eksperimentojnë me rrugën drejt tij. Dhe më poshtë do të shihni se si mund ta bëni edhe ju.

Hapi 1: Vizualizoni qëllimin tuaj dhe shkruani atë në mënyrë që t’i referoheni sa herë që humbni motivimin.

Hapi 2: Përshkruani momentin kur do të kuptoni se keni pasur sukses. Si do të duket suksesi në sytë tuaj?

Hapi 3: Rishkruani qëllimin origjinal, duke përdorur hapin 2. Për shembull, nëse qëllimi juaj është zhvillimi profesional dhe do ta dini se keni pasur sukses kur të bëheni menaxher, shkruani “Qëllimi është të bëhesh menaxher”.

Qëllimi juaj përfundimtar është pikërisht para syve tuaj. Edhe ju keni gjithë kohën për të provuar mënyra për ta arritur atë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!