Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjedhëtaria si profesion/ Jetmir Gjeci nga Libofsha: Punë e vështirë, por fitimprurëse

schedule20:09 - 20 Shtator, 2025

schedule 20:09 - 20 Shtator, 2025

Kur u kthye nga emigracioni, 15 vjet me pare, Jetmir Gjeci nga Libofsha e Fierit, e dinte se mbareshtimi I gjedheve do t’I sillte fitime dhe, kishte te drejte.

“U ktheva 15 vjet me pare dhe vendosa te punoj ketu.. ne e kemi tradite .. prinderit e mi me looet jane amrre edhe ine oara se te ikja jashte. Zgjodha te kthehem.. kan bere shume pune andej.. por zgjodha te bej kete qe dija me mire.”

Nje pune se ciles i’a di veshtiresite por edhe formulen e suksesit

“Duhet te sigurosh bazen ushqimore vete, ndryshe ke kosto te larte.. une mbjell tokat qe kam dhe te tjera me qera per te siguruar ushqimin per kafshet… mbjell miser, jonxhe.. I bej te gjitha vete…”

Ne nje stalle me lope, dikur duhej te pervishje menget, tani eshte pune e paster, me pajisjet teknologjike qe zevendesojne njeriun.

“Mjelja behet me makineri… larja e kafsheve dhe pastrimi I ambientit… te gjitha te automatizuara …i mjel tre here ne dite kjo I ruan lopet nga demtimet e gjirit por edhe qumeshtin e marrim te fresket …”

Pavaresisht lehtesirave nga teknologjia, Jetmirit I duhet te jete ne pune prej oreve te para te mengjesit, deri ne mbremje. Kriza e krahut te punes, qe ka prekur edhe blektorine, e ka frenuar te shtoje numrin e krereve.

“Duhet te jesh gjithe kohen inangazhuar. Te mbash ne kontroll gjithcka ndryshe deshton…

S kemi fuqi punetore. Nese do kisha puentore do shtoja krere.. por duhen njerez.. nuk vijne te punojne megjithese ka te papune.. duan lekun e lehte…”

Duke plotesuar kriteret per nje ferme blektorale, Jetmiri subvencionohet cdo vit nga shteti. Kjo e ndihmon te nxjerre fitime dhe jo thjesht te siguroje te ardhura per jetese.

“Siguroj te ardhura per familjen… kam shkolluat vajzat me kete pune.. jetojme mire…”

Me ushqim teresisht organik, cilesia e qumeshtit te lopeve ne kete kompleks blektoral, eshte e larte. Produkti shitet direkt ne fabrikat e perpunimit te cilat operojne ne qarkun e Fierit

“Qumeshtin e kemi te shitur, jane fabrikat qe e marrin.. kerkojne cilesi dhe une e siguroj… jane fabrikat e qumeshtit qe garantojne blerjen e prodhimit.. nese s do ishin ato, ne s do punonim.”

Ferma I familjes Gjeci ne Libofshe eshte mes qindra te tillave ne Fier, ku mbareshtimi I gjedheve eshte kthyer ne nje sipermarrje fitimprurese. I gjithe qarku i Fierit ka afersisht 1000 ferma blektorale. Ne 70% prej tyre mbareshtohen gjedhet kurse pjesa tjeter jane me bageti te imta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!