Gjatë punës për ndërtimin e aeroportit, zbulohet varreza më e madhe në botë e mamuthëve

schedule09:30 - 5 Shtator, 2020

schedule 09:30 - 5 Shtator, 2020

Mexico City është një nga metropolet më të populluara të globit dhe në planet e autoriteteve vendase është përfundimi i aeroporti Santa Lucia, puna e të cilit është shtyrë nga një zbulim i jashtëzakonshëm që është bërë papritur.

Kantieri është ndalur disa herë muajt e fundit sepse në afërsi të themeleve të strukturave të reja, janë zbuluar qindra kocka gjigante që i përkasin mamuthëve.

Skeletet e gjigantëve që qindra mijëra vjet më parë kishin pushtuar pothuajse çdo kontinent dhe që mbijetuan në Rusinë veriore deri 4 mijë vjet më parë, janë aq të shumtë në terrenin e aeroportit, sa që arkeologët mendojnë se kemi të bëjmë me gjetjen më të madhe të zbuluar ndonjëherë, dhe që mund t’i japë përgjigje disa pyetjeve mbi zhdukjen e tyre.

Sipas studiuesve, arsyeja e një pranie kaq të madhe vjen nga fakti që kafshët mund të jenë mbytur në një liqen të nëndheshëm.

Punimet për aeroportin nuk janë pezulluar tërësisht sepse sipas ndërtuesve, terreni është aq i madh sa që sa herë gjejnë kocka, fillojnë e gërmojnë diku tjetër. l.k/abcnews.al