Gjata i përgjigjet Ballës: E ke me shkrim propozimin e PD për hapjen 100 % të listave

schedule22:41 - 11 Shtator, 2020

schedule 22:41 - 11 Shtator, 2020

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili komentoi më herët deklaratën e Gjatës se opozita ka ende shpresë që ndryshimet kushtetuese nuk do të implementohen.

Balla tha më herët se uron që PD mos ketë rifilluar alibitë për të shmangur zgjedhjet, Gjata shprehet se propozimet e opozitës janë në tryezën e socialistëve me shkrim.

Gjata thekson se Taulant Balla e ka me shkrim propozimin e PD për hapjen 100 % të listave.

Mesazhi i plotë nga Çlirim Gjata:

Taulant Balla e ka me shkrim propozimin e PD për hapjen 100 % të listave.

Tani Taulanti dhe shefi i tij Edi Rama duhet të bëjnë të mundur që shqiptarëve të mos u ofrojnë si alternativë Ndraxhët e bandës se Avdylajve, apo Cyrbjat e bandës së Shullazit.

PS dhe Edi Rama duhet të kenë besim tek socialistët në përzgjedhjen e kandidatëve dhe të heqin dorë nga marrja e propozimeve prej bandave! Vetëm një përjashtim mund të lejohet: Taulant Balla mund të konsultohet me mikun e tij trafikantin e drogës!

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!