Gjasula nuk fshihet: Lituania e egër në çdo top, nuk ishim mirë fizikisht

schedule23:28 - 7 Shtator, 2020

schedule 23:28 - 7 Shtator, 2020

Klaus Gjasula komenton humbjen e Shqipërisë ndaj Lituanisë në Nations League dhe e vë theksin te lodhja fizike. Në një lidhje direkte me emisionin “Pressing” në ABC News, mesfushori i Hamburg vlerëson forcën e kundërshtarëve dhe tregon se ku çaloi Shqipëria.

Lituania ishte fizikisht më e fortë se ne, na e bëri më të vështirë të luanim ndeshjen tonë. Ishin shumë të egër në top dhe luanin një kundër një në gjithë fushën. Nuk gjenim lojtarë të lirë kur kishim topin.

Eufori? Nuk besoi se ndikoi. Lituania tregoi edhe në humbjen ndaj Kazakistanit që nuk është ekip i keq, luajti më mirë. Edhe sonte e treguan që nuk janë ekip i keq. Nuk e arritëm maksimumin tonë sonte.

Pjesën e parë nuk na lanë rehat, nuk na dhanë mundësi të luanim bashkë me njëri-tjetrin, prandaj them që nuk ishim mirë fizikisht.

Trajneri gjithmonë e bën taktikën, ka bërë gjithmonë shumë. Lojtarët ishin të lodhur dhe nuk na eci. Doni të thoni që trajneri ka bërë taktikën gabim, apo çfarë?“, deklaron mesfushori i kombëtares. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!