Gjasula: I pësuam golat shumë lehtë, luajta me dhimbje në shpatull

schedule18:16 - 18 Nëntor, 2020

schedule 18:16 - 18 Nëntor, 2020

Klaus Gjasula luajti mes dhimbjesh sot, por në fund ia doli të japë maksimumin dhe të ndihmojë skuadrën për të marrë një fitore të madhe me shifrat 3-2 ndaj Bjellorusisë. Pas ndeshjes mesfushori tiranas foli për RTSH dhe pranoi së golat e pësuar ishin naivë.

“Është normale të ketë presion dhe tension sepse edhe vetë situata në tabelë dhe rezultate ishte e tillë.

I pësuam lehtë golat. Luftuam shumë të gjithë dhe në fund ia dolëm dhe për mua e merituam. Futbolli është një lojë me gabime, janë momente të vogla, mendon të bësh diccka tjetër.

Duhet ta nxirrnim topin jashtë, u munduam ta mbanim dhe ta qarkullonim dhe pësuam, gjithsesi jemi një grup dhe i mbajmë të gjithë përgjegjësitë,

Unë ndihmoj sa kam mundësinë. Sonte nuk isha në maksimumin tim, por bëra maksimumin. Jam i vrarë në shpatull ishte e vështirë të luaja shumë, por mjekët më ndihmuan dhe dhashë sa kisha mundësi”, u shpreh Gjasula. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!