Gjasula: Gabuam një herë, tani e mundim Andorrën! Gati ta ndihmoj kombëtaren

schedule14:39 - 23 Mars, 2021

schedule 14:39 - 23 Mars, 2021

Klaus Gjasula, mesfushori i kombëtares shqiptare, është një prej lojtare të grumbulluar nga trajneri Edy Reja për duelet e para kualifikuese të Botërorit Katar 2022. Ai vlerëson frymën e grupit dhe thekson se nuk ka shumë ndryshime, pasi ka vetëm një ose dy emra të rinj.

I pyetur për ndeshjen e parë kundër Andorrës, Gjasula shprehet: “Besoj se me paraqitjet e fundit, i kemi mundësitë për ta fituar ndeshjen. Do të kishte qenë ndryshe po të luanim ndeshjen e parë me Anglinë.

Po të jemi të përqendruar, besoj do ta fitojmë këtë ndeshjen. E bëmë njëherë gabimin, besoj që ketë radhë do të jetë ndryshe. Do të jemi më të përqendruar. Është kundërshtar i fortë që na ka marrë pikë në Shqipëri, tani duhet të marrim 3 pikët”.

Mesfushori kaloi një dëmtim në gju dhe vetëm së fundmi ka nisur të luajë. “Nuk jam në 100 % të formës time në aspektin fizike, por ndihem gati për të ndihmuar. Për aq minuta sa do të më japë trajneri, unë do të jap maksimumin për skuadrën”, shton Gjasula.

Në kualifikuese Shqipëria duhet të përballet me ekipe si Anglia, Polonia e Hungaria. Mesfushori thekson se duhet të mendojnë për ndeshjen e radhës në çdo moment: “Me thënë të drejtën nuk e kam menduar fare sa pikë do të marrim. Kemi detyrë të fitojmë ndeshjen e parë. Mbas asaj do të mendojmë për ndeshjen e ardhshme”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!