Gjasula firmos me HSV: U fiksova nga tifozët që vjet, s’u mendova dy herë

schedule18:56 - 15 Korrik, 2020

schedule 18:56 - 15 Korrik, 2020

Klaus Gjasula është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Hamburger SV, ku më parë ka luajtur edhe Mërgim Mavraj. Mesfushori, i cili vendosi sivjet rekordin si lojtari më i ndëshkuar me kartonë të verdhë gjatë një sezoni të Bundesliga, e ka pranuar ofertën dhe ka nënshkruar.

Vetëm një ditë më parë ai njoftoi largimin nga Paderborn, pas sezonit të tij të parë në elitën e futbollit gjerman. 30 vjeçari tani mendon për sezonin e ardhshëm me Hamburger SV. Objektivi është rikthimi në Bundesliga.

Sezonin e shkuar, Hamburger u rendit në vend të katërt në Bundesliga 2, duke e humbur për shumë pak ngjitjen në elitë. Interesim për Gjasulën pati dhe nga Forttuna Dusseldor. Kontrata e mesfushorit do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2022.

Pasi firmosi, Gjasula tha: “Kam luajtur me Paderborn sezonin e kaluar këtu dhe atmosfera ishte ajo që më ka mbetur në mendje. Nga atëherë HSV ka qenë një klub i veçantë, që e kam ndjekur vazhdimisht. Kur më telefonuan nuk m’u desh të mendoja shumë. Jam shumë i lumtur për rolin që më kanë dhënë në skuadër dhe dëshiroj të jap kontributin tim në vazhdim”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!