Gjashtë persona u qëlluan për vdekje në një qendër rehabilitimi nga droga pranë qytetit perëndimor meksikan të Guadalajara, thanë autoritetet të hënën.
Pesë burra dhe një grua u vranë në sulmin e së dielës vonë në periferi të San Pedros, tha zyra e prokurorit të shtetit Jalisco.
Rajoni është një nga më të dhunshmit në Meksikë për shkak të luftërave në terren midis bandave rivale, duke përfshirë Kartelin e fuqishëm “Jalisco New Generation”
Qendrat e rehabilitimit të drogës kanë qenë më parë në shënjestër në disa pjesë të Meksikës.
Sipas autoriteteve, disa prej tyre përdoren si strehë për kriminelët e dyshuar, të cilët, kur zbulohen, sulmohen nga rivalët e tyre.
Në korrik 2020, njerëz të armatosur rëndë sulmuan një qendër rehabilitimi nga droga në qytetin qendror të Irapuato dhe vranë 27 njerëz./REL/