Pas Spezias që është goditur keq nga koronavirusi, një tjetër klub i Serie A ka regjistruar raste infektimesh brenda skuadrës.
Me anë të një komunikate zyrtare, Empoli lajmëron se gjashtë pjesëtarë të klubit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Ata janë izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e grupit, teksa skuadra ku bën pjesë edhe Bedim Bajrami do të rikthehet pasdite në stërvitje.
Empoli kishte programuar një takim miqësor ditën e nesërme me Couiopelli, por e ka anuluar këtë sfidë për shkak të rasteve me koronavirus. /abcnews.al