Gjashtë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

schedule11:32 - 14 Korrik, 2021

schedule 11:32 - 14 Korrik, 2021

Gjashtë persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Tiranë. Bëhet e ditur se në flagrancë është arrestuar Sh. Q., 38 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur materiale të ndryshme duralumini. Nga veprimet hetimor të kryera rezulton se ky shtetas është autor dhe i 5 vjedhjeve të tjera (3 biçikletash, 2 motomjete).

Kurse,  specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 ekzekutuan vendimin penal për 55-vjeçarin e shpallur në kërkim H. B., (i kapur nga seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 10 muaj burg. 55-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale ‘”Dhuna në familje”.

Specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në  flagrancë H. T., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit dhe nënës së tij.

Ndërsa, Specialistet e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë:

H.R., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

I.L., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

K.H., 26 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me dëme materiale. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!