Në një skuadër futbolli ka futbollistë të ndryshëm. Janë ata teknikët, spektakolarët dhe shënuesit e golave, janë të tjerë që vrapojnë dhe sakrifikojnë për të mos lejuar kundërshtarët që të shënojnë, teksa janë edhe lojtarët e trajnerëve: ata që nuk mungojnë kurrë.
Plot 6 lojtarë i kanë luajtur të plota të 26 javët e Serie A këtë sezon. Katër janë portierië, mes tyre edhe Thomas Strakosha i Lazios dhe Etrit Berisha i Spal (Juan Musso i Udinese dhe Bartlomiej Dragowski i Fiorentinës).
Futbollistë janë dy: Alessio Romagnoli i Milanit dhe Stefano Sabelli i Brescias. Të dy nuk kanë humbur asnjë sfidë të kampionatit. Për fat të mirë nuk janë dëmtuar dhe as nuk janë s’kualifikuar me kartonë. Meritë e madhe duke llogaritur që të dy janë mbrojtës… /abcnews.al