Një koleksion atletesh të veshura nga legjenda e basketbollit Michael Jordan ndërsa luante për Chicago Bulls, me të cilët fitoi gjashtë tituj të NBA, u shitën në ankand për tetë milionë dollarë.
Është një çmim i ri rekord për këpucët sportive në ankandet e koleksionistëve, njoftoi shtëpia e ankandeve Sotheby.
Gjashtë palë atlete Air Jordan u shitën, të veshura në ndeshjet e fundit të serisë së kampionatit në 1991, 1992, 1993, 1996, 1997 dhe 1998.
“Një kujtim i ndikimit të qëndrueshëm të Michael Jordan në botën e sportit dhe një artefakt i prekshëm i statusit të tij si legjendë e basketbollit konfirmohen më tej nga ky rezultat monumental i ankandit,” tha përfaqësuesi i Sotheby’s Bram Wachter.
Shtëpia e ankandeve Sotheby’s nuk e bëri të ditur emrin e shitësit, por tha se ishte një “koleksionist privat amerikan” që i bleu atletet Jordan nga ekzekutivi shumëvjeçar i Chicago Bulls.
“Jordani ia dhuroi klubit atletet e tij për herë të parë pas ndeshjes së kampionatit në vitin 1991 dhe ka vazhduar ta bëjë këtë çdo vit që atëherë”, tha Sotheby’s në një deklaratë./abcnews.al