Gjashtë mënyra për ta sjellë verën në shtëpi

schedule07:55 - 26 Korrik, 2022

schedule 07:55 - 26 Korrik, 2022

Nëse nuk duroni të shihni historitë dhe fotot e miqve tuaj nga plazhet ndërsa prisni me durim gushtin, ne kemi zgjidhjen për ju!

Duke qenë se nuk po shkoni me pushime, sillni pushimet në shtëpi me disa këshilla që do të rinovojnë hapësirën…

#1 Preferoni ngjyrën e bardhë që do të ndriçojë hapësirën dhe do t’ju japë ndjesinë se jeni në një ishull!

#2 Bëhuni i dashuruar ndaj minimales. Mobiljet e thjeshta me vija të drejta që të kujtojnë ashpërsinë e shtëpive të fshatit, janë zgjedhje të sigurta për një dhomë ndenjeje të mirëmbajtur dhe për më tepër, nuk do t’ju vështirësojnë pastrimin!

#3 Thyejeni monotoninë me një prekje të fortë, pasi një version më urban i përshtatet qytetit. Një kolltuk me një ngjyrë të ndezur do t’i japë një estetikë tjetër hapësirës!

#4 Një bar-mobilje, i dekoruar me shishe pijesh dhe gota do të përmirësojë menjëherë dhomën e ndenjes, e lëre më një gotë verë, gjithmonë me moderim, apo jo?  Pas një dite të gjatë në punë!

#5 Shpërndani vazo të vogla me bimë në të gjithë shtëpinë. Gjithashtu mund të bëni kompozime të bimëve në kavanoza duke mbjellë kaktus, aloe etj.

#6 Dekoroni muret me korniza me citate optimiste ose foto të peizazheve buzë detit. Ato do t’ju japin ndjesinë se jeni me pushime dhe do t’jua lehtësojnë pak qëndrimin në qytet!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!