Gjashtë lojtarë në kombëtare, Lokomotiva e Zagrebit krenare me kuqezinjtë

schedule10:51 - 11 Nëntor, 2019

schedule 10:51 - 11 Nëntor, 2019

Lokomotiva e Zagrebit është e mbushur me lojtarë shqiptarë dhe kjo sigurisht prej Besnik Prengës, skautit kryesor të klubit kroat. Këtë verë i fundit që iu bashkua “kolonisë” së shqiptarëve në Zagreb, ishte sulmuesi Albion Marku. I riu udhëtoi në Holandë, aty ku Lokomotiva zhvilloi fazën përgatitore.

Më pas erdhi edhe kontrata për sulmuesin, i cili është një produkt i Shkëndijës së Tiranës. Së fundmi ai është ftuar nga Shqipëria U20, duke shtuar numrin e shqiptarëve që luajnë me kombëtaren. Indrit Tuci u ftua për herë të parë me Shqipërinë U21 dhe te Lokomotiva ka fituar formacionin. Jon Mersinaj është gjithashtu pjesë e Shpresave, ashtu sikurse edhe Enis Çokaj.

Madje ky i fundit është përfshirë edhe në listën e pritjes në kombëtaren A, duke treguar rritjen e madhe që ka pasur gjatë kësaj periudhe. Myrto Uzuni është pjesë e Shqipërisë sërish, kurse Lirim Kastrati është grumbulluar me përfaqësuesen U21 të Kosovës. “Jemi krenarë t’u njoftojmë se gjashtë prej lojtarëve tanë kanë marrë ftesa nga kombëtaret“, lexohet në postimin e klubit kroat në faqen zyrtare në rrjetet sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!