Gjashtë kombe afrikane do të marrin teknologjinë e vaksinës mRNA

schedule00:59 - 19 Shkurt, 2022

schedule 00:59 - 19 Shkurt, 2022

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se gjashtë vendeve afrikane do t’u jepet teknologjia revolucionare mRNA për të ngritur qendrat e tyre të prodhimit të vaksinave, duke ndihmuar kontinentin të fitojë vetë-mbështetje kundër pandemisë Covid. Egjipti, Kenia, Nigeria, Senegali, Afrika e Jugut dhe Tunizia do të marrin teknologjinë e përdorur në vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna të zhvilluara në Evropë raporton “BBC”.

Presidenti senegalez tha se qëllimi ishte që 60% e vaksinave të administruara në Afrikë të prodhoheshin edhe në Afrikë. Në të ardhmen, qendra e re e vaksinave afrikane mund të prodhojë gjithashtu vaksina për sëmundje të tilla si malaria, tuberkulozi dhe HIV. Një ceremoni që shënon transferimin e teknologjisë mRNA do të mbahet më vonë në Bruksel në një samit midis Bashkimit Evropian dhe Bashkimit Afrikan.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!