Gjallërohet konsumi/ Turizmi nxit tregtinë me pakicë

schedule14:30 - 15 Shtator, 2023

schedule 14:30 - 15 Shtator, 2023

Tregtia me pakicë ka pasur një ecuri pozitive  në pjesën e parë të 2023. Rritja e konsumit në ekonominë shqiptare është  ndikuar direkt  nga  numri i lartë i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë.

Të dhënat e Instat tregojnë se volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë, shënoi një rritje  me 5,8% çka nënkupton se konsumi ka nisur të gjallërohet pas goditjes nga rritja e fortë e cmimeve vitin e kaluar  si pasojë e konflikit Rusi-ukraine.

Ndikim kryesor ka dhënë blerja e produkteve ushqimore të shportës e ndjekur nga karburantet. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 4,3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022.

Në grupin “tregti hidrokarbure në pikat e shitjes me pakicë “, volumi i shitjeve është rritur me 7,3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022

Po ashtu të dhënat tregojnë se  bizneset kanë shitur më tepër edhe atikuj jo-ushqimor me  5,7 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Nëse shohim ritmet e rritjes vjetore të tregtisë me pakicë në tremujorin e dytë të këtij viti ato rezultojnë më të lartat në një vit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!