Giuzeppe Conte vazhdon takimet me partitë për zgjidhjen e krizës politike

schedule11:02 - 30 Gusht, 2019

schedule 11:02 - 30 Gusht, 2019

 

Giuzeppe Conte vazhdon ditën e dytë të takimeve me delegacionete partive në përpjekje për ti dhënë fund krizës politike që ka përfshirë Italinë. Mateo Salvini lideri i Legës i ka kërkuar presidentit Matarela që të cojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Është dita e dytë e konsultimeve për Giuzeppe Conte, në përpjekje për t’i dhënë fund krizës politike në Itali.

Mediat italiane raportojnë se mund të ketë surpriza për avokatin – kryeministër, i cili 14 muaj më parë nga një arbitër i palëve u kthye në një protagonist, të respektuar sidomos nga ndërkombëtarët.

I vetmi armik i një zgjidhjeje të situatës mbetet Mateo Salvini, i cili nuk kursen kritikat dhe akuzat ndaj mazhorancës së krijuar. Ministri i brendshëm në largim akuzoi Conten se është i blerë nga demokratët, dhe  refuzoi njëherë më shumë që të ulet në tryezën e bisedimeve në përpjekje për të krijuar një koalicion të ri qeverisës.

Nëpërmjet rrjeteve sociale Salvini i kërkoi kreut të shtetit Matarela që t’i jepte mandatin popullit Italian duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Takimet e të premtes me Conten janë me delegacionet e partisë demokratike, lëvizjes me pesë yje, Forza Italia dhe Fratelli d’Italia./ABC News Albania 24/7