Ishte padyshim një ndeshje e madhe. Atmosfera në stadiumin legjendar “Anfild” është gjithmonë e shkëlqyer, me mbi 55 000 tifozë që brohorisnin në tribuna himnin “ti kurrë nuk do të jesh vetëm”, por megjithatë nga dueli I Championsit do të mbahet mend më shumë tmerri I dëmtimeve, sesa golat.
Liverpuli fitoi 4-0 ndaj Gallatasaraji turk dhe u kualifikua për në çerekfinale, veçse atmosfera u rëndua për shkak të lëndimeve të rënda që pësuan dy futbollistë miq.
Ylli holandez, Noa Lang, pa lemeri me sy pasi iu këput gishti, ndërsa ai u përplas me një reklamë.
Nuk pati asnjë mundësi të mbrohej e të reagonte.
Lang u nxorr nga fusha me barrelë dhe mediat e Stambollit si dhe klubi I Gallatasarajit lajmërojnë se ai u detyrua të mbetej në Angli, në një spital të Liverpulit, nën shoqërinë edhe në stafit mjekësor turk.
Nuk mjaftoi me kaq. Sulmuesi kryesor I Gallatës, Osimhen, theu krahun gjatë një përplasjeje në ndeshje, dhe doli nga stadiumi i fashuar.
Edhe ai nuk pritet të jetë në fushë për disa kohë. Liverpuli ndërkaq, ia doli me golat e shënuar nga Soboslai në 25’, Ekitike në 51’, Gravenberh në 53’ dhe Salah në 62’.
Pra mbylli gjithçka në një orë lojë, duke përmbysur pa problem rezultatin 0-1 të ndeshjes së parë. Gjashtë herë kampionët e Europës do të ndeshen në çerekfinale me fituesin në fuqi të Championsit, Paris SG.


