Giroud po stërvitet me grupin, përpjekje maksimale për Spezian

schedule19:55 - 23 Shtator, 2021

schedule 19:55 - 23 Shtator, 2021

Pas fitores me Venezian, Milani po përgatitet të përballet me Spezian dhe shpresën se do t’i rikthehen disa lojtarë të dëmtuar. Në veçanti situata e Olivier Giroud merr qendrën e vëmendjes në Milanello. Pasi humbi dy ndeshjet e fundit pas një problemi me shpinën, francezi është kthyer në stërvitje me grupin dhe do të përpiqet të jetë i gatshëm të shtunën.

Lajm fantastik për Piolin, i cili mund të ketë një opsion më shumë në fazën e sulmit.

Për momentin nuk ka siguri për shërimin e tij të plotë, por ka gjasa që ai të paktën te jëtë në stol. Sa i përket Ibrahimovic, dhimbja në tendinën e Akilit ka kaluar, por ende është e paqartë se kur do të jetë në dispozicion të trajnerit, Pioli. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!