Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Giroud: Luajtëm një ndeshje të mirë por nuk shënuam

schedule08:07 - 5 Prill, 2022

schedule 08:07 - 5 Prill, 2022

Olivier Giroud foli për “Sky” pas ndeshjes Milan-Bologna e cila përfundoi me barazimin 0-0.

“Mendoj se i dinim karakteristika e kësaj skuadre, e nisëm mirë ndeshjen, por humbëm pak cilësinë dhe intensitetin në gjysmën e fundit.

Sigurisht që mund të kishim bërë më mirë, ne dominuam por nuk shënuam. Pa shënuar është vështirë të fitosh. Nuk bëmë zgjedhjet e duhura, nuk ishim të kthjellët para portës dhe prisnim një ndeshje të komplikuar dhe të vështirë, por luajtëm mirë.

Nuk jemi të lumtur dhe e dimë që tani fatin e kemi në dorë, duhet të vazhdojmë të fitojmë sepse rivalët i kemi ngjitur”, u shpreh sulmuesi francez./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!