Giroud: Kam etje për fitore dhe trofe, jam i lumtur që jam vendimtar në këtë moshë

schedule13:56 - 21 Nëntor, 2022

schedule 13:56 - 21 Nëntor, 2022

Olivier Giroud, sulmuesi i Milanit dhe Francës, foli për “Le Parisien” para debutimit të tij në Kupën e Botës, i cili me shumë mundësi do të jetë titullar pas dëemtimit të Benzema.

“Unë jam në ekipin kombëtar për 11 vite tashmë, shpirti më shtyn të synoj vazhdimisht edhe më shumë. Jam i etur për fitore, për trofe. Në moshën time të jesh kaq vendimtar dhe të ndihesh mirë fizikisht është një lumturi e vërtetë.

2 gola larg rekordit të Henry me kombëtaren? Thyerja e këtij rekordi do të ishte një bonus, por qëllimi kryesor është të shkoj sa më larg me ekipin, duke kontribuar”, është shprehur sulmuesi francez./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!