Giroud flet për episode e ndodhura gjatë “EURO 2020”

schedule19:46 - 25 Tetor, 2021

schedule 19:46 - 25 Tetor, 2021

Gjatë intervistës me podcastin e “Football Ramble” , Olivier Giroud iu rikthye konfliktit me Kylian Mbappé që ndodhi në Euro 2020.

“Për mua është e lehtë të flas për atë episod. E bëra tashmë në konferencën për shtyp dhe tashmë e kam sqaruar se çfarë ka ndodhur, shtypi ka zmadhuar gjithçka.

Dy ditë pas asaj përplasjeje të vogël, ne u sqaruam dhe ne menduam vetëm për ndeshjen e radhës”.

Sulmuesi francez i Milanit rrëfen zhgënjimin e tij që nuk ishte përfshirë nga Deschamps në raundin e fundit të thirrjeve, atë për finalen e katërt të Ligës së Kombeve.

“Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk më mungojnë djemtë dhe uniforma e Francës është më e mira që mund të kemë veshur, prandaj u ndjeva pak i frustruar kur i pashë të fitonin pa mua, por më pas u gëzova shumë me triumfin që erdhi pas një europiani të komplikuar”.

Kështu është shprehur sulmuesi 35-vjeçar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!