Giresse shpall listën, ka emra të rinj te Kosova për Nations League

schedule15:28 - 23 Maj, 2022

schedule 15:28 - 23 Maj, 2022

Kosova ka shpallur listën për ndeshjet e Nations League. Trajneri Alain Giresse ka bërë përzgjedhjet e tij për duelet ndaj Qipros, Greqisë dhe Irlandës së Veriut.

Në listën e publikuar bie në sy rikthimi i Arbër Zenelit. Emra të tjera që bien në sy janë Edvin Kurtulus nga Hammarby dhe Donat Rrudhani i zviceranëve të Aarau.

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C në Nations League. Ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00.

Më pas dardanët dy ndeshjet e radhës i zhvillojnë në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor. Në fund Kosova luan si mysafire në Greqi më 12 qershor. / abcnews.al