Giresse: Kosova synon vetëm fitoren me Qipron, kam dy dilema për formacionin

schedule17:56 - 26 Shtator, 2022

schedule 17:56 - 26 Shtator, 2022

Kosova përballet nesër me Qipron në Nations League dhe trajneri Alain Giresse doli para mediave dhe deklaroi: “Nesër kemi ndeshjen e radhës. Qëllimi është fitorja. Portieri ka lënduar kaviljen në Belfast, nuk e dimë gjendjen e Muric. Rrahmani ka progres, ka përmirësim, por do e vlerësojmë nesër nëse do të ketë mundësi të luajë. Lojtarët e tjerë nuk kanë probleme përveç lodhjes pas ndeshjes.

Kur përgatitet një ndeshje nuk mendohet aspekti negativ. Përgatitemi vetëm për të marrë rezultat pozitiv. Prioritet është të fitojmë ndeshjen, por edhe mund të provojmë lojtarë të rinj gjatë ndeshjes. Kam thënë që kemi një listë me 23 lojtarë”.

“A ka kërkuar Napoli të mos e aktivizoj Rrahmanin? Kemi parë ndeshjen Milan-Napoli dhe pamë mënyrën se si u lëndua Amiri. Gjendja ishte aq e keqe pas ndeshjes me Milanin, për Irlandën e Veriut nuk ishte i gatshëm, të shohim për nesër nëse do të luajë”.

“Rashica? Miloti ka qenë i gatshëm dhe korrekt si gjithë lojtarët e tjerë. Shpresoj që të ketë më shumë minuta në klubin e tij të ri. Jam i kënaqur me përvojën time deri tani te Kosova, punoj në kushte shumë të mira. Po punojmë të bëjmë progres, të sjellim lojtarë të rinj dhe ta dërgojmë ekipin në nivele më të larta”.

“Kemi dy pasiguri: njëri është Amir Rrahmani. Sa i përket formacionit, ju e dini që nuk e japim formacionin përpara ndeshjes. Nëse trajneri i Qipros na e sjell formacionin e tij, atëherë edhe unë mund t’ia jap atij”. / abcnews.al