Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës ditën e sotme ka dalën në një konferencë për mediat, ku ka folur për dy ndeshjet miqësore që dardanët do të luajnë kundër Burkina Fasos në “Fadil Vokrri” më 24 mars dhe me Zvicrën më 29 mars në Zyrih.
Alain Giresse ka treguar gjithashtu se për çfarë i shërben ky grumbullim, ndërsa thekson se pasi të shikojë lojtarët do të flasë edhe për objektivat e ekipit.
69-vjeçari gjithashtu thekson se Kosova ka talente por ai i pari i dardanëve ai duhet të vendosë ca rregulla që do të sillnin më shumë harmoni mes grupit të lojtarëve, që e cila më pas do të reflektohet dhe në fushën e lojës.
“Para së gjithash ky grumbullim ka rëndësi për mua, sepse do të kem mundësinë të njihem nga afër më lojtarët dhe pastaj do të njoftohemi së bashku edhe me mënyrën e organizimit, punës dhe si do të funksionojmë në këto dy miqësore. Është shumë normale për një trajner të ri që të njohë kapacitetet e lojtarëve, por jo për të ndërruar komplet strukturën.
Duhet të vazhdojmë me dinamikën e ekipit aty ku ka mbetur. Secili lojtar duhet ta tregojë veten në lidhje me objektivat që i kemi para vetes. Është hera ime e parë që do të jem në krye të ekipit. Këto dy ndeshje do të na ndihmojnë t’i shohim lojtarët dhe të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet e qershorit. Në Ligën e Kombeve do të futemi me ambicie maksimale dhe këto dy miqësore do të na shërbejnë shumë në atë drejtim”, theksoi Giresse.
“Zvicra vitet e fundit është në top-formë. Është një ndeshje shumë interesante dhe e mirë për të parë se ku jemi. Në të njëjtën kohë është një matës i mirë për të parë veten se ku jemi në krahasim me ekipet më të mëdha se ne“. Në fund një koment për Leart Paqaradën dhe Bernard Berishën.
“Derën nuk ua mbyll askujt, por gjithmonë varet nga situata. Këto janë çështje që duhet të rregullohen. Ne do të mundohemi t’i rregullojmë të gjitha ato probleme që mund të kenë ekzistuar. Më duhet të njihem më shumë me lojtarët dhe sigurisht se dera do të jetë e hapur për të gjithë”, shtoi Giresse.
Ai ka bërë të ditur se për shkak të lëndimit në këtë grumbullim do të mungojë Emir Sahiti, i cili ishte ftuar për here të parë. Francezi do të drejtojë sot seancën e parë stërvitore si trajner i Kosovës, që do të mbahet në orën 18:30 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /f.a/abcnews.al