Giresse debuton me fitore tenistike, dardanët e kthejnë në stërvitore kundër Burkina Fason

schedule19:54 - 24 Mars, 2022

schedule 19:54 - 24 Mars, 2022

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të fitojë me rezultat tenistik kundër Burkina Fasos në miqësoren e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Dardanët e udhëhequr nga Alain Giresse, i cili kishte edhe ndeshjen e parë si trajner i Kosovës arritën të fitonin me rezultatin 5-0. Një sfidë të cilët dardanët nuk e vunë në asnjë moment në diskutim fitoren, teksa “festivalin” e golave e hapi në minutën e 3-të Fidan Aliti, i cili tundi rrjetën e kundërshtarëve.

Vetëm 20 minuta më pas do të ishte Astrit Selmani, që do të firmoste një nga golat e dardanëve në këtë përballje, me pjesën e parë që do të mbyllej me avantazhin e dyfishtë të djemve të Giresses.

Pjesa e dytë do të shikonte përsëri një Kosovë të etur për fitore, ndërsa vazhdojnë të tregohen të “pamëshirshëm” përballë Burkina Faso.

Në minutën e 53-të një tjetër gol spektakolar do të vinte nga Mërgim Vojvoda, i cili do të qonte shifrat 3-0 për përfaqësueses e Kosovës.

Milot Rashica mendoi edhe ai në minutën e 68-të të merrte pjesë në festivalin e golave të dardanëve, ku do të gjente edhe golin e 4-të, ndërsa Dabo po në minutën e 69-të do të linte në “baltë” Burkinan, pasi do të dilte me karton të kuq.

Toni Domgjoni do të thoshte fjalën e fundit në këtë takim. 23-vjeçari do të shënonte golin për 5-0, në një ndeshje që përfaqësuesja e Kosovës e ktheu në stërvitore përballë  një kundërshtari që nuk mundoi të bënte asgjë kundër dardanëve. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!