“Gimi është si puna ime”, Alibeaj për arrestimin e Kajmakut: Çfarë do të thotë sot Rama

schedule10:55 - 12 Qershor, 2022

schedule 10:55 - 12 Qershor, 2022

Enkelejd Alibeaj ka reaguar pasi ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar në Itali, teksa është kapur me 20 kg kokainë.

Në një postim në llogarinë  e tij në Facebook, Alibeaj kujton fjalët  e kryeministrit Edi Rama në atë kohë për Kajmakun, i cili garonte për kreun e bashkisë Vorë.

Demokrati thekson ndër të tjera se çfarë do të thoshte sot Rama për një trafikant droge që e bëri kryetar bashkie.

“Me shumë gjasë sot, Edi Rama i zënë prapë mat, do zgjedhë kodin mafioz të heshtjes!”, shprehet Alibeaj, teksa shton se Edi Rama erdhi në pushtet me ndihmën e krimit që blenë e mblodhën vota.

Rreagimi i plotë:

E mbani mend kur Edi Rama thoshte “Gimi është si puna ime”? E kishte fjalën për Agim Kajmakun, ish-kryetar i bashkisë Vorë, sot i arrestuar në Itali për trafik droge.

Kur PD e denoncoi me fakte aktivitetin kriminal të Kajmakut në Greqi, Rama e mbrojti, e justifikoi dhe e ia fshehu drejtësisë sa mundi. Nuk hoqi dorë asnjëherë prej sojit si ai, madje atë e përfshiu së fundmi edhe në zgjedhjet e 6 marsit në Vorë!

Kurioz jam të dëgjoj se çfarë do thotë sot shefi i Rilindjes, për një trafikant droge që e bëri kryetar bashkie, siç bëri shumë të tjerë, deputetë e drejtues të lartë të pushtetit të tij. Nuk pres as të skuqet e as të zverdhet, sepse është i nxirë faqje të gjithëve nga raportet e DASH dhe ODHIR!

Me shumë gjasë sot, Edi Rama i zënë prapë mat, do zgjedhë kodin mafioz të heshtjes!

Denoncimet e PD në të gjitha rastet për të inkriminuarit e tij janë vërtetuar dhe është provuar se pushteti i tij, është pushtet i marrë me kriminelë e trafikantë droge dhe me votat e non gratave të tij. 

Agim Kajmaku është prova më e qartë për këtë. Edi Rama erdhi në pushtet me ndihmën e krimit që blenë e mblodhën vota për Rilindjen, dhe vazhdon të qëndrojë në pushtet me votat e krimit e të non gratave.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!