Giggio heroi i Milanit ndaj Beneventos, Inzaghi: Ai është më i miri në Europë

schedule16:16 - 4 Janar, 2021

schedule 16:16 - 4 Janar, 2021

Milan arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme në transfertën e Beneventos, ku djemtë e Stefano Piolit triumfuan me rezultatin 0-2 edhe pse ishin me 10 vetë në fushë. Gianluigi Donnarumma ishte dhe një herë tjetër heroi i kuqezinjve dhe pas ndeshjes gardiani italian mori shumë lëvdata nga trajneri i vendsave, Pippo Inzaghi, i cili e cilëson atë si portierin më të mirë në Europë.

“Nëse mund të humbasim kundër vendit të parë të kampionatit dhe ta bëjmë atë me keqardhje, atëherë kjo tregon se sa shumë kemi arritur. Ne ishim kundër Gianluigi Donnarummas, i cili është portieri më i mirë në Europës sipas mendimit tim, dhe ekipi dha gjithçka që kishte”, deklaron italiani.

 

E dimë që është paksa zhgënjyese pas një performance të mirë, pasi të gjithë prisnim një rezultat tjetër. Ne jemi të rinj në Serie A, kështu që pësimi i golave të tillë si ai i Leao do të na ndihmojë të mësojmë më shumë. Nuk mund të ankohem aspak, pasi Benevento zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme dhe jam krenar për djemtë.

Të luash kundër Milani nuk do të jetë kurrë një ndeshje si të tjerat për mua, ashtu sikurse është ndeshja kundër vëllait tim. Kur ndeshja mbaron ne sërish brohorasim për njëri tjetrin. Milan-Juventus? Sigurisht që do të bëj tifo për kuqezinjtë, pasi ai klub më ka dhënë shumë. Isha atje për 15 vite dhe kam një lidhje të veçantë me ta”, përfundon Inzaghi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!