Prej vitesh është një nga basketbollistët më të mirë të NBA, por mjafton një kosh, një gjest teknik dhe një fitore si kjo e fundit për t’u bërë i paharrueshëm. Një vend në këtë “klub” ka siguruar Giannis Antetokounmpo.
Basketbollisti grek shënoi një kosh në sekondën e fundit sipas stilit të Michael Jordan, duke I dhuruar Milëaukee Bucks triumfin në fushën e Indiana me rezultatin 115-117.
Kjo ishte qershia mbi tortë për paraqitjen spektakolare të “Greek Freak” me 33 pikë, 13 ribaunde, 5 asist dhe dy vjedhje topi në 32 minuta lojë.
Giannis Antetokounmpo kishte ndihmën e titullarëve të tjerë të Bucks si AJ Green, Myles Turner apo Kyle Kuzma.
Me këtë sukses, skuadra e Milëaukee ruan serinë pozitive me 5 fitore dhe 2 humbje në këtë nisje të sezonit të rregullt në NBA, duke forcuar gjithashtu pozitat në vendin e tretë të Konferencës së Lindjes.
Nga ana tjetër, pa yllin e saj Tayris Haliburton të dëmtuar, për Indiana nuk mjaftoi Pascal Siakam. Ky i fundit shënoi 32 pikë, por nuk arriti të evitojë humbjen dramatike të vendasve në sirenën e fundit.

