Ditën e mërkurë Tiranën do ta vizitojë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Sipas “RTSH” raportohet se numri një i institucionit të futbollit do të zbarkojë në kryeqytetin shqiptar për të përuruar punimet e bëra në shtëpinë e futbollit shqiptar ku janë ndërtuar dy fusha me bar natyral, teksa do të takohet me presidentin e FSHF-së Armand Duka.
Vizita e Gianni Infantinos është e dyta e kësaj rëndësie këtë vit pas asaj të numrit 1 të UEFA-s, Alexandër Ceferin në muajin shkurt, pak përpara zgjedhjeve në FSHF. /f.a/abcnews.al