Presidenti i organit më të lartë të futbollit FIFA, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për ekipin kampion të Shqipërisë, Partizanin. Këtë letër, kreu i qeverisë botërore të futbollit ia ka dërguar presidentit të FSHF-së dhe klubit të “demave”.
Mesazhi i plotë:
I dashur President,
Me shumë kënaqësi uroj FK Partizani për kurorëzimin si kampion i Shqipërisë për edicionin 2022/23.
Ky titull nuk mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e të gjithë ekipit dhe çdokush në klub duhet të ndihet shumë krenar. Lutem, dërgoni urimet e mia çdokujt që ka qenë i përfshirë në këtë arritje të madhe.
Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit, gjej rastin t’ju falënderoj juve dhe Federatën tuaj për kontributin tuaj në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri dhe Europë.
Pres të shihemi së shpejti,
Juaji sinqerisht,
Gianni Infantino./ h.ll/abcnews.al