Milani u thye në derbi nga Interi dhe trajneri Marco Giampaolo ka kritikat e tij për kuqezinjtë. Ajo çfarë nuk i ka pëlqyer teknikut italian është fakti që ekipi i tij nuk tregoi unitet pas pësimit të golit. Gjithsesi ai e pranon se Interi nga diçka më tepër se Milani.
“E nisëm lojën me disa hezitime dhe vetëm pas 10-15 minutash u vendosëm mirë në fushë dhe gjithçka u ekuilibrua. Interi ka diçka më tepër në aspektin e eksperiencës, me lojtarë mjaft të rëndësishëm. Goli prishi ekuilibrin dhe ajo që më pëlqen më pak është se ne nuk jemi të bashkuar. Ky është një reagim emocional”, ka thënë mes të tjerash Giampolo për DAZN.
Surpriza e formacionit të Milanit ishte portugezi Rafael Leao dhe trajneri i kuqezinjve e vlerëson atë, si dhe shpjegon pse e zgjodhi të luante nga minuta e parë.
“Më pëlqeu Leao. Është një lojtar që ka shumë shpejtësi dhe shkathtësi për duelet një kundër një. Mendova ta aktivizoja prej faktit që Interi luante me tre mbrojtës dhe ai ka një goditje të mirë. Duhet të mësojë të qëndrojë në lojë në vazhdimësi. Nuk është një futbollist i trembur, ka personalitet”, u shpreh në mbyllje Giampaolo. /abcnews.al