Giampaolo i bën një nder tjetër Milanit, pasi vecç gjetjes së ekipit i merr edhe një nga lojtarët që zor se do të gjente hapësira te kuqezinjtë sezonin e ardhshëm.
Ricardo Rodriguez do të nënshkruajë për 4 sezone me Torinon dhe gjithçka është e mbyllur. Sky Sport raporton se edhe mes klubeve është gjetur marrëveshja.
Torino do të paguajë për mbrojtësin zviceran shumën e tre milion eurove. Kjo shumë do të rritet edhe më tej, sipas bonuseve të përcaktuara në kontratë. /abcnews.al
#Calciomercato | Ricardo #Rodriguez dal #Milan al #Torino ✅https://t.co/tmbkhGpsoO
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 14, 2020

