Giacomo Vrioni, sulmuesi i kombëtares shqiptare që ka provuar edhe të debutojë në Serie A me fanellën e Juventusit, do ta vijojë karrierën në Austri.
“LaOla1” raporton se drejtuesit e Juventusit kanë pranuar ta huazojnë sulmuesin 22-vjeçar te WSG Tirol, ekip që garon në Superligën e Austrisë.
Sezonin e shkuar Vrioni ishte i pafat, pasi pati një dëmtim që e la për disa muaj jashtë fushave të blera. Në fund ai u rikthyer dhe luajti 8 ndeshje, duke shënuar edhe dy gola me Juventus U23. /abcnews.al