“Gëzuar ditëlindjen engjëll mbrojtës”, 8-Marsi ndryshe i Gurishtës: Përqafoni nënat sikur të ishte dita e fundit

schedule13:05 - 8 Mars, 2022

schedule 13:05 - 8 Mars, 2022

8 Marsi është një ditë e veçantë për të gjitha femrat në të gjithë botën, një ditë speciale për çdo grua.

Kjo ditë është ndryshe për Erdenis Gurishtën, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale, ndërsa ka shkruar një mesazh shumë prekës për nënën e tij që nuk jeton më, por ka një mesazh për të gjithë ata që kanë fatin të kanë pranë tyre, njeriun më të rëndësishëm, nënën.

“Gëzuar ditëlindjen engjëlli im mbrojtës. Çdo ditë e më shumë më mungon. Shtrëngoni në përqafim nënat çdo ditë sikur të ishte përqafimi i fundit”, përfundon kapiteni i Vllaznisë.

/f.a/abcnews.al