Tirana është skuadra që është prekur më shumë nga COVID-19. Plot 6 lojtarë dhe 2 pjestarë të stafit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Por duket se ka dritë në fund të “tunelit” për “Bardheblutë” sepse një lajm i mirë nga infermieria vjen për dy lojtarët e saj.
Sipas “Supersport” Taulant Seferi dhe Marsel Ismailgeci kanë arritur të mposhtin COVID-19, Duke rezultuar negative në tamponët e bërë së fundmi.
Lajm i mirë ky për trajnerin Orges Shehi që shikon t’i rikthehen dy lojtarë mjaft cilësorë përpara një ndeshjeje shumë të rëndësismë në kampionat si ajo me Teutën në transfertë.
Tek Tirana vazhdojnë të jetë të prekur me COVID-19, ku qëndrojnë të izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës edhe lojtarët e tjerë si Hoxhallari i cili u detyrua të linte grumbullimin e kombëtares, Lika që rezultoi pozitiv ditën e djeshme, Ngo dhe Gjumsi që akoma nuk kanë arritur të mposhtin virusin. /abcnews.al