Gezdari: Partizani është bërë skuadër normale, rezultati nuk merret me llafe

schedule22:52 - 13 Shkurt, 2020

schedule 22:52 - 13 Shkurt, 2020

Edmond Gezdari, i ftuar në Pressing në ABC News, e nisi fjalën e tij me Partizanin. Më saktë, me eliminim e “Demave” nga Kupa e Shqipërisë. Për këtë eliminim, Gezdari tha: “Partizani është bërë një skuadër normale, mesatare, nuk e ka shkëlqimin e vjetshëm. Skuadrat janë forcuar, deri te Gjirokastra, pasi Vlora nuk është më aty. Asnjë ekip në Superiore, nuk mund ta mposhtësh lehtë.

Partizani po bën kampionatin e vet, në Kupë duhet ta kishte përgatitur më mirë lojën, duhet të mbrohej shumë mirë që të mos pësonte asnjë gol. Shkon në Lezhë dhe pëson 3 gola, pastaj vjen këtu dhe në 5 minuta, e pëson golin.

Një skuadër që ka pretendime, që kërkon dhe fushë, mos harroni që ndeshja ka qenë 2-1 që në minutën e 15′, goli i tretë erdhi në sekondat e fundit. Rezultati nuk merret me llafe, merret në fushë”, tha Gezdari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!