Getoar Hoxha, studenti nga Kosova vlerësohet si më i miri mes 100 studentëve nga e gjithë bota

schedule11:55 - 2 Tetor, 2024

schedule 11:55 - 2 Tetor, 2024

Instituti në Kaliforni për Implantologji dhe Rigjenerim Kockor ka vlerësuar mes 100 studentëve nga e gjithë bota, stomatologun nga Kosova, Getoar Hoxha.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Hoxha foli për rrugëtimin e tij, eksperiencat dhe pasionin për profesionin e tij.

Getoar Hoxha gjatë intervistë, u shpreh se tashmë po ndjek edhe specializimin e kirurgjisë orale në qendrën universitare Stomatologjike të Kosovës.

“Gjatë viteve ka pasur shumë evolim. Sot edhe për ne si stomatolog, por edhe për pacientët është shumë e lehtë për të ndjekur procedurat. Programi që kam ndjekur realizohet në disa vende në botë, ka grupe nga Europa, Kina, Amerika dhe po ashtu nga Australia. Janë disa provime që i nënshtrohesh gjatë vitit të masterit dhe duhet të dërgosh raste klinike të punuara. Ka procedura të rigjenerimit kockor, në pacientë që nuk kanë kockë mjaftueshme për vendosje të implanteve. Ne krijojmë ato kushte që më pas të mund të vendosim implante në ato vende që nuk ka pasur kockë në nofull. Po ashtu ka procedura që realizon nga trajnimet që kryen”, u shpreh ai.

/abcnews.al/