Getafe ka denoncuar Real Madrid përpara Komitetit të Garave të RFEF për një rreshtim jo të duhur në ndeshjen e La Liga që u përball të shtunën e kaluar.
Getafe mendon se ndryshimi i Camavinga ishte i paligjshëm dhe për këtë arsye e ka çuar çështjen në Komitetin e Garave. Federata tashmë e ka transferuar ankesën në Madrid, i cili do të ketë tre ditë kohë për të paraqitur akuzat.
Nëse Komiteti i Garave vendos se ka pasur një rreshtim jo të duhur, Getafe do të konsiderohet se e ka fituar ndeshjen 3-0 në tavolinë. Përveç vetë rezultatit, dënimi për Madridin do të sillte një gjobë nga 6000 deri në 9000 euro.
Debatio që ka ndezur pretendimin e Getafes ka ndodhur në minutën e 84-të kur Odriozola hyri në fushë për Camavinga. Në parim, francezi nuk do të zëvendësohej, Ancelotti kishte vendosur të aktivizonte Odriozolën për Asensio.
Sipas rregullit 3 mbi ‘Numrin e lojtarëve’, “zëvendësimet do të jenë efektive kur zëvendësuesi të hyjë në fushën e lojës, që nga ai moment, lojtari që del nga fusha bëhet lojtar i zëvendësuar,dhe zëvendësuesi bëhet lojtar, kështu që loja mund të rifillojë.”/ h.ll/abcnews.al