Gështenja në “Log.”: Një tjetër aferë e madhe do të bëhet publike

schedule22:58 - 18 Prill, 2022

schedule 22:58 - 18 Prill, 2022

Deputeti Lefter Gështenja ka deklaruar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se shumë shpejt pritet të dalë në dritë një tjetër aferë e madhe korruptive.

Gështenja tha se pas disa ditësh do të bëhet publik skandali i AKSHI-t, i cili është institucion nën varësinë e qeverisë, i cili ka gllabëruar miliona lekë përmes fondeve.

Pjesë nga diskutimi:

Gështenja: Sot nuk duhet të ishim për problemet e brendshme për PD sot duhet të ishim në këtë tavolinë për të vazhduar denoncimin për inceneratorët. Më duhet të them dhe diçka tjetër  Një aferë tjetër ka radhën ditët në vijim, do të bëhet publike, një institucion që është në varësi të kryeministrit AKSHI, është një gropë e dytë e zezë që vjedh fondet, në shumë të mëdha për prokurime publike për punë të pamatshme. Do shini çudira, do shihni se do dalin gjëra që dhe në vetë nuk do t’i besojmë.

Këlliçi: Mjafton dhe një skandal tjetër që është raporti i KLSH-së që flet për 616 milionë euro dëme nga kjo qeveri.

/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!