Gërvalla: Po shqyrtojmë blerjen e objekteve të ambasadave të Kosovës në disa vende

schedule12:25 - 9 Mars, 2022

schedule 12:25 - 9 Mars, 2022

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se janë duke shqyrtuar mundësinë që të blejnë objekte të ambasadave edhe ne vendet të tjera, pasi Qeveria e Kosovës mori vendim sot që të fillojë procedurat për blerjen e objekteve të ambasadës në Londër dhe në Uashington.

Gërvalla theksoi se do të blejnë ambasada në vende të tjera krahas kapaciteteve buxhetore dhe financiare që i ka Kosova.

“Jemi në shqyrtim të mundësive të mira për blerje të objekteve edhe në vende të tjera për aq s ana lejon buxheti dhe mundësitë tona financiare”, tha ajo.

Më tej Gërvalla tha se përmes blerjes së këtyre objekteve po synojnë uljen e shpenzimeve për qira.

“Mendoj që ky është një hap i rëndësishëm jo vetëm për uljen serioze për shpenzimet që paguajmë vazhdimisht për qiratë por mendoj që është edhe një shenjë serioziteti I Kosovës në raport me marrëdhëniet bilaterale të Kosovës në për shtet për të cilat i kemi aprovuar tashmë vendimet”, tha më tutje ajo. /Gazeta Express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!