Trendi i kësaj vere në “look” janë gërshetat. Këtë e ka konfirmuar edhe parukiera e tyre, Lumturi Shpani, e cila ka qenë e ftuar në emisionin “Abc e Mëngjesit”.
Ajo ka treguar se personazhi i parë publikë që ia ka bërë këtë trend ka qenë Roza Lati, ndërsa një gërshet të gjatë ekstrem ia ka punuar për herë të parë Megi Pojanit.
Lumturia ka thënë se për të realizuar këtë model duhen rreth pesë orë kohë dhe 4 ose 5 persona që të kontribuojnë.
“Sivjet janë bërë edhe më trend gërshetat. Ka nisur nga personazhet e njohur si Roza Lati apo Rina. Në fakt të gjithë ata që janë inspiruar, janë inspiruar nga të huajt. Edhe nga komentet shoh që janë nga afrikanët.
Çdokush e gjen veten me ngjyrën që dëshiron. Më e veçantë ka qenë Iva Aliko pinku me të bardhë dhe Uendi Haxhia, ia kanë pëlqyer jashtë mase.
Duhen 5 orë dhe jemi 4 ose 5 veta që punojnë. Është shumë impenjative, duke marr parasysh që floku është kryesor për një femër, nuk kushtojnë. I pari fare që i kam bërë këtë trend ka qenë Roza Lati, ndërsa një gërshet të gjatë ekstrem e para ka qenë Megi Pojani”, u shpreh parukeria. /abcnews.al