Një 38 vjeçar është arrestuar si dhe janë sekuestruar një kamion dhe një eskavator, me të cilët gërryhej toka në afërsi të grykëderdhjes së lumit Mat.
Sipas policisë, në pranga ka rënë Fatjon Frangaj, administrator i firmës, që po kryente punimet. Gjithashtu administratori është gjobitur me 2 000 000 lekë.
Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet, që kryejnë aktivitet ekonomik që lidhet me mjedisin, ta kryejnë sipas kritereve të përcaktuara në dispozitat ligjore dhe në lejet përkatëse.
Në çdo rast të konstatimit të shkeljes së këtyre akteve, do t’iu sekuestrohen mjetet dhe do t’iu ndalohet vijimi i kësaj veprimtarie./abcnews.al