Policia ka konstatuar një rast të gërryerjes me mjete të rënda të shtratit të lumit Fan me qëllim përfitimin e kundërligjshëm të inerteve.
Në një pjesë të shtratit të lumit Fan, policia gjeti dhe sekuestroi një ekskavator dhe një kamion të mbushur me inerte, të cilat i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Për rrjedhojë u procedua penalisht pronari i këtyre mjeteve. /abcnews.al