Gerrard shfryn ndaj FIFA-s, plas ironia në rrjetet sociale

schedule14:00 - 24 Shtator, 2019

schedule 14:00 - 24 Shtator, 2019

Steven Gerrard, trajneri i Rangers, nuk ka qëndruar në heshtjes pas ceremonisë së mbrëmshme të FIFA-s, ku u vlerësuan lojtarët më të mirë në botë. Legjenda e Liverpool ka shfryrë kundër vendimeve që FIFA mori, e cila nuk vlerësoi dyshen e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold dhe Andy Robertson.

Dy mbrojtësit e krahut janë lojtarët më të rëndësishëm për Jurgen Klopp dhe ishin elementë kyç në fitimin e Champions League. Gerrard mendon se për sezonin që dy mbrojtësit kanë bërë, e meritonin të ishin në FIFA World Pro XI, para emrave si Marcelo e Ramos.

Në një postim të tij në Instagram, aty ku ndiqet nga më shumë se 8 milionë njerëz, Gerrard postoi fotot e Arnold dhe Robertson, duke shkruar: “Ne e dimë, kështu që nuk ka rëndësi”./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

We know so it doesn’t matter #???

A post shared by Steven Gerrard (@stevengerrard) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!