Gerrard Pique “i bie lapsi”, ish-lojtari i Barcelonës nën hetim nga Garda Civile

schedule12:34 - 4 Prill, 2024

schedule 12:34 - 4 Prill, 2024

Transferimi i Superkupës së Spanjës në Arabi është nën dyshime, për këtë arsye Garda Civile kërkoi gjurmimin e disa prej llogarive të Gerard Pique, i cili ndërhyri përmes kompanisë së tij Kosmos në diskutimin për ndryshimin e vendit të eventit.

Objektivi i hetimit është të zbulojë nëse ish-lojtari i Barcelonës i ka dhënë dhurata apo donacione ish-presidentit të federatës, Luis Rubiales, apo drejtorëve të tjerë të organizatës për negocimin. Ish-lideri gjithashtu po hetohet për veprën penale të korrupsionit.

Garda Civile thekson se ndërmjet qershorit 2019 dhe marsit 2022, një llogari e FC Andorra ka marrë 3.4 milionë euro nga llogaria e Kosmos në të cilën janë marrë komisionet nga kompania Sela, dhe specifikon se shuma e transferuar në klub është më shumë se një e katërta e të ardhurave të marra nga shoqëria saudite./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!