Ish-kapiteni legjendar i Liverpool, Steven Gerrard, ka folur sot për mediat skoceze, duke iu përgjigjur deklaratës së Jurgen Klopp. Trajneri aktual i Liverpool tha se Gerrard do të ishte pasuesi i denjë i tij, fjalë që kanë gëzuar jo pak ish-mesfushorin e Anglisë.
“Nuk mund ta mohoj, jam shumë krenar që Klopp më sheh si pasuesin e tij. Por ju siguroj që do të duhen edhe shumë vite, pasi as unë, dhe asnjë tifoz i Liverpoolit, nuk preferon që ai të largohet. Kështu që po, do të bëjmë të pamundurën që ai të qëndrojë në Anfield”, tha trajneri i Rangers.
Gerrard ka nisur sezonin e tij të dytë në krye të Rangers në Skoci dhe po merr eksperiencë të vyer. Këtë sezon, blutë e Glasgou do të luftojnë për titullin kampion, që mungon prej shumë vitesh./abcnews.al